Monday, June 11, 2012

Bota femijerore ♥


Pyeta nje vajze 5 vjec 'C'deshiron te behesh kur te rritesh?' , e dini si mu pergjigj: 'Dua te fluturoj... ' :)

Kisha harruar sesa e shkujdesur mund te jete mendja e tyre.. Mendja e femijeve, duan te dine gjithcka, megjithese me zor se mund te kuptojne ndonje gje nga bota e te rriturve. Me buzeqeshje 11-dhembeshe, jane te vetmet krijesa te cilat te bejne te vesh buzen ne gaz , jane te vetmet te cilat jane 100% te verteta... Jane ato te cilat mund t'i pergjigjen pyetjes 'Ke do me shume: mamin apo babin? ' duke mos pasur asnje kompleks, jane ato te cilat kur i pyet 'Kush eshte vendi yt i preferuar?' ne vend qe te thone 'Hawaii apo Dubai apo nje zot e di cfare' mund pergjigjen ne menyre modeste 'Qielli roze.. :')!'

Eshte bota femijerore ajo qe une kam me shume zili, ajo qe nuk mundem me ta kthej te une.. por ama , askush s'ka thene se nuk mundem ta kujtoj e ta rikujtoj here pas here, sic bera ne keto rreshta... 

Sunday, June 10, 2012

What makes a 'good' boyfriend?

~♥~ A good boyfriend is someone who is sweet, kind, gentle, and respectful. He knows his bondaries-and LOVES to push them but doesn't go so far as to break them. He is fairly good looking and fit. He can make you smile when you're feeling down. He always knows what to do. He makes sure you know how he feels about you. He doesn't cheat on you. He becomes your place of shelter, you can count on him to protect you and cuddle in his arms when things go awry. He gives you your space when you need it. He doesn't over-react, become overbearing or dominating. And best of all he constantly showers you with affection, but doesn't get to clingy. ♥

Monday, June 4, 2012

♥ Dritare e heshtur


Ne qiellin e verdhe si tunxh, tymtaja e oxhaqeve nuk ishte zhdukur ende. Mesnata kishte kaluar qekur. Mbremja ishte e bukur dhe e qete. Hena ishte ngritur permbi catine e fabrikes. Qe bere shume e ndritshme dhe tani dukej sikur qendronte varur ne deget e kumbulles porsi nje llambadar i verdhe. Deget tundeshin lehte sa andej-ketej nga puhia.
U ula te dritarja. Perjashta shtrihej rruga kryesore e qytetit nen driten e kalter . Ishte e zbrazur dhe e shkrete. Manekinet ne vitrinat e dyqaneve ngjanin si fantazma te zbehta dhe te ngjallnin nje ndjenje percmimi. Prane tyre vezullonin prodhime bizhuterie. Perpara reklamat e firmave te ndryshme nderronin njera-tjetren dhe dukej sikur kacavireshin mbi kurorat e pemeve.
Shkova neper mend lloj-lloj gjerash. Sesa kasha vuajtur ne kete jete, sesa me ishte dashur te arrija aty ku ndodhesha. Me trembte ajo qetesi vdekjeje. Me trembte ajo rrugice e braktisur naten. Me tmerronin hyrjet e shtepive qe pushtonin trotuaret. Por perseri qendroja aty e ngrire e I veshtroja.Papritmas filloi te vesonte nje shi I imet. Dhe qendrova aty per nje kohe te gjate, derisa me zuri nje gjume I embel qe me hapi dyert e asaj bote, ku gjithcka mund te ishte perfekte: bota ku mund te enderroja.

Sunday, May 27, 2012

♥ Kisha degjuar te thonin: "Njerezit ndryshojne"

Kisha degjuar te thoshin: "Njerezit ndryshojne" e me perqeshje tundja koken perhere.
Ndryshojne? E si mund te ndryshojne valle? Keto ishin ato pyetjet naive qe vertiteshin ne koken time.
Derisa u ndesha dhe une me ndryshimin e njerezve..po, po e kuptova qe ndodh dhe keshtu, kuptova qe njerezit me te afert shpesh here jane ata qe te lendojne, kuptova se te paket jane ata njerez te sinqerte, ka dhe nga ata qe harrojne fytyren e tyre per te vendosur ca maska mediokre..
Cfare ndjen ti kur i sheh qe nje e nga nje shperfytyrohen? Te vjen tu ulerasesh, tu gerthasesh, t'i thuash: pse, per kaq pak e shitet veten?!
Kam pare njerez qe nga frika e terrori kane ndryshuar dhe identitetin,njoh nga ata qe kane nderruar rruget e jetes, kane kaluar nga ana e se keqes e mashtrimit, duke lene pas cdo grimcez se vetvetes...
Por dua te jem konkrete, dua te permend nje rast qe ka lene gjurme ne memorien time...
Ishte nje vajze ndryshe nga te gjitha, e shihnin si modelin e jetes qe duhej ndjekur nga shume prej njerezve qe kishte perreth ..e kishte dhe nga ata qe perpiqeshin ta rrezonin nga piedestali i vlerave ku qendronte ...por ajo s'ndryshonte per njeri! Ajo dinte te qeshte, qeshte shume..thoshin per te qe ishte e dashuruar me zogjte, qiellin, detin,kenget,perqafimet, buzeqeshjet, me JETEN, ishte nga ato qe mbertheheshin nga lumturia ne cdo qelize te saj...
E dini c'ka mbetur tashme nga ajo krijese e brishte, e embel? Nje portret i deformuar e nje zemer e helmuar me vrer.. E shoh perdite tek ulet prane atyre njerezve qe si egersira gervishtin me kthetra ate bukurine e saj shpirterore..
Dy pika lot perqafojne faqet e mia tek shoh qe ajo mikja ime eshte bere tashme mike me genjeshtren e falsitetin, eshte bere aleate me ligesine njerezore...ajo ka lejuar qe zhurma e poterja e kesaj bote te eger ta perfshije se tepermi duke hutuar keshtu ato vlera qe kishte...ajo ka humbur vetveten, ka ndryshuar..
E mua s'me mbetet gje tjeter vecse te shkruaj ne kete cope leter per te, eshte me e pakta qe mund te bej..e kam falur per gjithcka qe ka bere, e kam falur per te gjitha thikat pas shpine,fjalet e shtirura,largimin nga une...ja kam falur te gjitha dhe e vetmja gje qe mund te ndjej per te eshte keqardhje..!
© Xh.G :)

Saturday, April 28, 2012

Eshte lumturi e madhe t’i besh mire tjetrit




Jeta është mundësi, keshtu qe pse mos te perfitojme nga ajo?  Pse te mos te perfitojme nga jeta por jo duke bere gjera te demshe, duke shkaktuar grindje apo vuajtje por duke shfrytezuar cdo minute qe kalon ne menyren me te perkryer te mundshme dhe nje nga keto menyra eshte dhe te besh dicka te mire, sado e vogel te jete, per nje person.Sepse ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla por ama me dashuri te madhe.Dhe sigurisht qe ajo cka ne do ndjejme duke bere kete gjest eshte lumturia... Do ndihemi te lumtur jo sepse ai person ty te te ka nje borxh per te shlyer por ndihemi te lumtur sepse nuk ka gje me te bukur se te dish qe e ke bere dike te buzeqeshe e te jesh ti arsyeja.Sepse nese secili prej nesh do bente dicka te tille per njeri-tjetrin atehere shoqeria njerezore do të orientohej krah humanizmit, mirëkuptimit, harmonise,pra, drejt nje jete më të mirë, drejt një shoqërie më të virtytshme, më të qytetëruar.E ne fund te fundit egoizmi nuk është të jetosh si të duash, por të pretendosh që të tjetët të jetojnë si dò ti!!Ndersa altruizmi është ndjenja për vendosmëri dhe prirje bujare e zemërgjërë për të dashur të tjerëtFakti qe ndihmon nje person ne nevoje do te thote shume jo vetem per ate qe do ta di per nder por edhe per vete pasi ndihesh mire qe ke bere nje gjest humanitar.Ne momentin qe ndihmon dike ai nga ana tjeter do te gjendet prane nese do ndodheshim ne veshtiresi. 

Sunday, April 22, 2012

Te veshesh uniforme?


Personalisht, unë preferoj të vesh uniformën e shkollës sepse ka më shumë avantazhe.


Ka disa arsye përse unë e kam këtë mendim, dhe një nga këto eshtë se uniforma shkollore mund të bëjë që studentët të përqendrohen më shumë. Kjo mund të ngjajë e pavertetë në pamje të parë por e vërteta eshtë se nxenësit që shkojnë në një shkollë me një uniformë të caktuar kanë më pak probleme në zgjedhjen e rrobave që ata do të zgjedhin çdo mëngjes. Dhe ata nuk do i kushtojnë rendësi  rrobave që të tjerët kanë veshur; që do të thotë që do të jenë më të përqendruar në studim.






Një tjetër arsye pse unë mbroj mbajtjen e uniformës shtrihet në faktin se është veçanërisht e dizenjuar për nxenësit. Unë besoj se studentëve i shkon për shtat uniforma,sepse në të kundërt, disa nga nxenësit nuk do dinin cila do të ishte më e mirë për ta, dhe do të zgjidhin rroba që nuk do të pershtateshin me mjedisin shkollor madje mund të ishin edhe të rrezikshme. Të gjitha këto demonstrojnë faktin se uniformat në shkollë janë më të rekomandueshme.

Sigurisht, zgjedhja vetjake mbi veshjen tënde të shkollës ka avantazhet e veta, siç është zhvillimi i zakonit të  marrjes vetë të vendimeve të tua. Por në qoftë se e shofim në plan më të gjerë, epërsitë e veshjes së një uniforme peshojnë më shumë, sesa thjesht të vrasësh mendjen për të veshur një diçka të re pothuajse çdo ditë, pra duke harxhuar kohën tënde në një mënyrë të kotë,pra duke nxjerrë përfundimin se të veshësh uniformën e caktuar nga drejtoria e asaj shkolle është më pozitive.

Saturday, April 14, 2012

Pergjumje vlerash…♥



Me duar nder xhepa,sorrollatem ne kete mbremje te trishte,
Pse edhe kjo rrugice ka marre nje hijezim te brishte ?
Nje qiell pa yje, sa ftohte..
Ajo hene vezelluese,shkrehet ne lote…
 Cpo ndodh valle ne kete rruzull tokesor ?
Here ndjej peshtirosje, e here deshperim te pamate,
Ku iku valle ai prestigj shpirteror…?
Pse ato pak vlera ne harrim, i late ?
Ajo baule e vjeter, me mendje te ndritura,
Ku e groposet proven e atij civilizimi te vertete ?
Tani shoh vec shpirtra te venitura,
Me ndjeni njerez, po c’eshte kjo jete ?
 Mberthehet gjithcka nga hiri i injorances,
Qe gjen vend ne skutat e tolerances,


E ashtu si pelhure e zhubravitur,shpaloset padija
Arroganca,Dhuna e Hipokrizia…

Trokasin ne dyert e monotonise perdite,
Ne erresiren mbijetese, tremben nga fjala « drite »
Cohuni njerez nga kjo pergjumje, cohuni
Per nje te ardhme vlerash luftoni !


10 тнιngѕ тo lιve вy.

10 тнιngѕ тo lιve вy.
1. тнe only υnreacнaвle dreaм ιѕ тнe one yoυ donт reacн ғor.
2. everyтнιng нappenѕ ғor a reaѕon. go wιтн тнe ғlow.
3. don'т regreт anyтнιng; aт one тιмe ιт waѕ eхacтly wнaт yoυ wanтed.
4. don'т ever gιve υp on ѕoмeтнιng yoυ can'т go a day wιтнoυт тнιnĸιng aвoυт.
5. lιve ғor тнe мoмenтѕ yoυ canт тalĸ aвoυт вecaυѕe yoυ'll laυgн тoo нard.
6. lιve ғor тнe мoмenтѕ even ĸodaĸ canт capтυre.
7. aғтer тнe raιn тнereѕ alwayѕ a raιnвow.
8. тнe oneѕ wнo ѕay yoυ can'т &yoυ won'т are alwayѕ тнe oneѕ wнo are мoѕт ѕcared тнaт yoυ wιll.
9. donт waιт ғor тнe ѕтorм тo paѕѕ .. learn нow тo dance ιn тнe raιn.
10. lιғe ιѕnт aвoυт тнe вreaтнѕ yoυ тaĸe; ιтѕ aвoυт тнe мoмenтѕ тнaт тaĸe yoυr вreaтн away.

Shetitje ne Santorini

Edhe pak dhe mberrijme. Mberrijme ne destinacionin e shumepritur, ishullin e vecante, Santorinin. Tragetin tashme e kishim lene pas, perpara syve na u shfaq qyteti i Oias fshati me i famshem i ishullit turistik, i pozicionuar ne veri te saj, 11 km nga Fira. Ai vend i ndertuar mbi ca shkembinj , me linte pa fjale sa here e shihja ne foto e jo me kur e kisha kaq prane, poshte kembeve te mia.. Sapo hyme ne qytet spikatnin ato shtepizat e vogla dy kateshe por teper terheqese,vijat e thella qe pershkronin faqet e mureve anesore, te gjitha te ndertuara ne te njejten menyre madje dhe numri i ditareve ishte i njejte.. Ngjyra e bardhe e bojeqielli e gershetuar kaq bukur ne banesa duke me dhene ate ndjesine e paqes, pastertise dhe relaksit qe kishte ky vend sapo e shihje.
Filluam te ecnim. Prapa nesh na shoqeronte nje pamje spektakolare te vullkanit.Me aparatin fotografik te varur mbi qafe shkrepja cdo kend, hotel, shetitore. Pak me tutje hyme ne ca rruge te ngushta te mbushura me turiste nga vende te ndryshme te botes, tani elementet e fshatit tradicional na ndiqnin ne cdo hap. Tek-tuk na kapte syri kisha, sigurisht, te bardha me nuanca paksa blu qe per nje moment me kujtoi monumente te periudhes barok.
Rruget megjithese te ngushta pershkroheshin nga mijera dyqane turistike dhe taverna. Nje pjese e mire e turisteve adhuronin zonen dhe pamjet e ndryshme piktoreske, dhe kjo ishte ndoshta arsyeja pse pashe shume galeri arti qe mbartnin talentin e piktoreve te frymezuar.
Me vone, kaluam nje mbasdite te kendshme ne nje nga lokalet e vendit afer nje mulli ere ku shijuam ate cka shtrihej para syve tane. Panorama me shtepite aq te rregullta, ishulli vullkanik dhe kroçeret luksoze me te njohura te Mesdheut, ne te cilat, Santorini eshte destinacioni kryesor ne guiden e tyre.
Dhe dita mbaronte me magjine e skuqjes se qiellit duke formuar shtresa te ndryshme me nuancat e ngjyrave te flakta.  Isha e rrethuar nga mijera njerez qe kenaqeshin teksa perendimi i diellit krijonte nje ndenje qetesie dhe heshtjeje.
Ne Santorini gjendeshin elementet e tradicionales: ne shume rrugica kishte kafshe si gomere dhe elemente te luksit sic ishin shtepite me pishinat gjigande. Pra,e gjeta veten ne nje pikture perfekte, ku dora e njeriut me gershetimin e bukurive natyrore kishte krijuar kontrastet dhe kombinimet me te pershtatshme te ngjyrave te vepres, kornizat e te ciles me larguan nga jeta e perditshme ne Tirane.
N.A