Sunday, May 27, 2012

♥ Kisha degjuar te thonin: "Njerezit ndryshojne"

Kisha degjuar te thoshin: "Njerezit ndryshojne" e me perqeshje tundja koken perhere.
Ndryshojne? E si mund te ndryshojne valle? Keto ishin ato pyetjet naive qe vertiteshin ne koken time.
Derisa u ndesha dhe une me ndryshimin e njerezve..po, po e kuptova qe ndodh dhe keshtu, kuptova qe njerezit me te afert shpesh here jane ata qe te lendojne, kuptova se te paket jane ata njerez te sinqerte, ka dhe nga ata qe harrojne fytyren e tyre per te vendosur ca maska mediokre..
Cfare ndjen ti kur i sheh qe nje e nga nje shperfytyrohen? Te vjen tu ulerasesh, tu gerthasesh, t'i thuash: pse, per kaq pak e shitet veten?!
Kam pare njerez qe nga frika e terrori kane ndryshuar dhe identitetin,njoh nga ata qe kane nderruar rruget e jetes, kane kaluar nga ana e se keqes e mashtrimit, duke lene pas cdo grimcez se vetvetes...
Por dua te jem konkrete, dua te permend nje rast qe ka lene gjurme ne memorien time...
Ishte nje vajze ndryshe nga te gjitha, e shihnin si modelin e jetes qe duhej ndjekur nga shume prej njerezve qe kishte perreth ..e kishte dhe nga ata qe perpiqeshin ta rrezonin nga piedestali i vlerave ku qendronte ...por ajo s'ndryshonte per njeri! Ajo dinte te qeshte, qeshte shume..thoshin per te qe ishte e dashuruar me zogjte, qiellin, detin,kenget,perqafimet, buzeqeshjet, me JETEN, ishte nga ato qe mbertheheshin nga lumturia ne cdo qelize te saj...
E dini c'ka mbetur tashme nga ajo krijese e brishte, e embel? Nje portret i deformuar e nje zemer e helmuar me vrer.. E shoh perdite tek ulet prane atyre njerezve qe si egersira gervishtin me kthetra ate bukurine e saj shpirterore..
Dy pika lot perqafojne faqet e mia tek shoh qe ajo mikja ime eshte bere tashme mike me genjeshtren e falsitetin, eshte bere aleate me ligesine njerezore...ajo ka lejuar qe zhurma e poterja e kesaj bote te eger ta perfshije se tepermi duke hutuar keshtu ato vlera qe kishte...ajo ka humbur vetveten, ka ndryshuar..
E mua s'me mbetet gje tjeter vecse te shkruaj ne kete cope leter per te, eshte me e pakta qe mund te bej..e kam falur per gjithcka qe ka bere, e kam falur per te gjitha thikat pas shpine,fjalet e shtirura,largimin nga une...ja kam falur te gjitha dhe e vetmja gje qe mund te ndjej per te eshte keqardhje..!
© Xh.G :)

No comments:

Post a Comment