Monday, June 4, 2012

♥ Dritare e heshtur


Ne qiellin e verdhe si tunxh, tymtaja e oxhaqeve nuk ishte zhdukur ende. Mesnata kishte kaluar qekur. Mbremja ishte e bukur dhe e qete. Hena ishte ngritur permbi catine e fabrikes. Qe bere shume e ndritshme dhe tani dukej sikur qendronte varur ne deget e kumbulles porsi nje llambadar i verdhe. Deget tundeshin lehte sa andej-ketej nga puhia.
U ula te dritarja. Perjashta shtrihej rruga kryesore e qytetit nen driten e kalter . Ishte e zbrazur dhe e shkrete. Manekinet ne vitrinat e dyqaneve ngjanin si fantazma te zbehta dhe te ngjallnin nje ndjenje percmimi. Prane tyre vezullonin prodhime bizhuterie. Perpara reklamat e firmave te ndryshme nderronin njera-tjetren dhe dukej sikur kacavireshin mbi kurorat e pemeve.
Shkova neper mend lloj-lloj gjerash. Sesa kasha vuajtur ne kete jete, sesa me ishte dashur te arrija aty ku ndodhesha. Me trembte ajo qetesi vdekjeje. Me trembte ajo rrugice e braktisur naten. Me tmerronin hyrjet e shtepive qe pushtonin trotuaret. Por perseri qendroja aty e ngrire e I veshtroja.Papritmas filloi te vesonte nje shi I imet. Dhe qendrova aty per nje kohe te gjate, derisa me zuri nje gjume I embel qe me hapi dyert e asaj bote, ku gjithcka mund te ishte perfekte: bota ku mund te enderroja.

No comments:

Post a Comment