Monday, June 11, 2012

Bota femijerore ♥


Pyeta nje vajze 5 vjec 'C'deshiron te behesh kur te rritesh?' , e dini si mu pergjigj: 'Dua te fluturoj... ' :)

Kisha harruar sesa e shkujdesur mund te jete mendja e tyre.. Mendja e femijeve, duan te dine gjithcka, megjithese me zor se mund te kuptojne ndonje gje nga bota e te rriturve. Me buzeqeshje 11-dhembeshe, jane te vetmet krijesa te cilat te bejne te vesh buzen ne gaz , jane te vetmet te cilat jane 100% te verteta... Jane ato te cilat mund t'i pergjigjen pyetjes 'Ke do me shume: mamin apo babin? ' duke mos pasur asnje kompleks, jane ato te cilat kur i pyet 'Kush eshte vendi yt i preferuar?' ne vend qe te thone 'Hawaii apo Dubai apo nje zot e di cfare' mund pergjigjen ne menyre modeste 'Qielli roze.. :')!'

Eshte bota femijerore ajo qe une kam me shume zili, ajo qe nuk mundem me ta kthej te une.. por ama , askush s'ka thene se nuk mundem ta kujtoj e ta rikujtoj here pas here, sic bera ne keto rreshta... 

No comments:

Post a Comment