Saturday, April 14, 2012

Pergjumje vlerash…♥



Me duar nder xhepa,sorrollatem ne kete mbremje te trishte,
Pse edhe kjo rrugice ka marre nje hijezim te brishte ?
Nje qiell pa yje, sa ftohte..
Ajo hene vezelluese,shkrehet ne lote…
 Cpo ndodh valle ne kete rruzull tokesor ?
Here ndjej peshtirosje, e here deshperim te pamate,
Ku iku valle ai prestigj shpirteror…?
Pse ato pak vlera ne harrim, i late ?
Ajo baule e vjeter, me mendje te ndritura,
Ku e groposet proven e atij civilizimi te vertete ?
Tani shoh vec shpirtra te venitura,
Me ndjeni njerez, po c’eshte kjo jete ?
 Mberthehet gjithcka nga hiri i injorances,
Qe gjen vend ne skutat e tolerances,


E ashtu si pelhure e zhubravitur,shpaloset padija
Arroganca,Dhuna e Hipokrizia…

Trokasin ne dyert e monotonise perdite,
Ne erresiren mbijetese, tremben nga fjala « drite »
Cohuni njerez nga kjo pergjumje, cohuni
Per nje te ardhme vlerash luftoni !


No comments:

Post a Comment