Saturday, April 28, 2012

Eshte lumturi e madhe t’i besh mire tjetrit




Jeta është mundësi, keshtu qe pse mos te perfitojme nga ajo?  Pse te mos te perfitojme nga jeta por jo duke bere gjera te demshe, duke shkaktuar grindje apo vuajtje por duke shfrytezuar cdo minute qe kalon ne menyren me te perkryer te mundshme dhe nje nga keto menyra eshte dhe te besh dicka te mire, sado e vogel te jete, per nje person.Sepse ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla por ama me dashuri te madhe.Dhe sigurisht qe ajo cka ne do ndjejme duke bere kete gjest eshte lumturia... Do ndihemi te lumtur jo sepse ai person ty te te ka nje borxh per te shlyer por ndihemi te lumtur sepse nuk ka gje me te bukur se te dish qe e ke bere dike te buzeqeshe e te jesh ti arsyeja.Sepse nese secili prej nesh do bente dicka te tille per njeri-tjetrin atehere shoqeria njerezore do të orientohej krah humanizmit, mirëkuptimit, harmonise,pra, drejt nje jete më të mirë, drejt një shoqërie më të virtytshme, më të qytetëruar.E ne fund te fundit egoizmi nuk është të jetosh si të duash, por të pretendosh që të tjetët të jetojnë si dò ti!!Ndersa altruizmi është ndjenja për vendosmëri dhe prirje bujare e zemërgjërë për të dashur të tjerëtFakti qe ndihmon nje person ne nevoje do te thote shume jo vetem per ate qe do ta di per nder por edhe per vete pasi ndihesh mire qe ke bere nje gjest humanitar.Ne momentin qe ndihmon dike ai nga ana tjeter do te gjendet prane nese do ndodheshim ne veshtiresi. 

8 comments: